Текстов песен в базе: 1 277 474
Pa Jetë

Pa Jetë

Flori Mumajesi

Текст песни

Ishte zgjidhja apo zgjedhja ime?!
Në një lidhje ka gjithmonë lëkundje
Tundime, sekrete, nganjeherë dhe gënjeshtra
Kjo është historia ime
Jo e Romeos Dhe Zhulietës
Ndjej dhimbje të madhe në shpirt
Kur mendoj se trupi, buza, lëkura e njeriut
Që unë adhuroja ishte pranë dikujt tjetër
Prandaj nuk arsyetova dot
Nuk u çova dot në këmbë dhe të vrapoja
Pse e lashë veten të fundosem?
Dikush nga ne duhet të largohej nga ky trekëndësh
Nuk dua të mallkoj dhe as të shaj
Por ti e meriton dhe unë prandaj të them:
«Shko, shko, atje ku veten gjen, ti shko»
Si mund të dojë dikush ty nuk e di
Kur ti e hedh në plehra dashurinë
Kur ti godet e vret aty ku shpirti s’mban
Për mua ngushëllim nuk mund të ketë
Nga ty fëmija jonë do t’kishte jetë
Shko qiu se askush si unë s’të do vërtetë
Ti nuk mund të shikosh më shumë se kaq
Cdo gjë pa vlerë, pa ndjenjë ty të kënaq
Prandaj të them: «Shko, shko, atje ku veten gjen, ti shko»
Si mund të dojë dikush ty nuk e di
Kur ti e hedh në plehra dashurinë
Kur ti godet e vret aty ku shpirti s’mban
Për mua ngushëllim nuk mund të ketë
Nga ty fëmija jonë do t’kishte jetë
Shko qiu se askush si unë s’të do vërtetë
Sa ftohtë, sa ftohtë
S’të gjej dot dhe më mungon
Sa ftohtë, sa bosh, pa qiell, pa tokë
Kam ftohtë
Si mund të dojë dikush ty nuk e di
Kur ti e hedh në plehra dashurinë
Kur ti godet e vret aty ku shpirti s’mban
Për mua ngushëllim nuk mund të ketë
Nga ty fëmija jonë do t’kishte jetë
Shko qiu se askush si unë s’të do vërtetë
Поделиться ссылкой:
Короткая ссылка: https://tekstpesni.ru/s/UVj

Тексты других песен исполнителя

© 2017–2025 Тексты песен